21 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto zgjedhjet – LDK do ta bëjë festën

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kritikuar qeverisjen aktuale në nivel qendror se me politikat e gabuara ka sjellë Kosovën në gjendje të rëndë dhe se ftesa për takime ka për qëllim ndarjen e opozitës, pasi sipas kësaj partie zgjidhja e vetme është dorëheqja e Albin Kurtit nga posti i kryeministrit.

Komentet e LDK-së së drejtuar nga Lumir Abdixhiku vijnë pas takimit që kryeministri Albin Kurti kishte me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi të hënën, në të cilin u diskutua edhe mundësia e zgjedhjeve të parakohshme.

Në këtë takim dy partitë tjera opozitare, LDK e AAK refuzuan të marrin pjesë.

Kryetari i LDK-së ftesën e Kurtit për takim po e sheh më tepër si tentim për ndarjen e opozitës dhe jo për zgjedhje të reja, pasi për këtë sipas saj, paraprakisht kryeministri Kurti duhet të ofrojë dorëheqje, teksa përgjigjen pozitive për takim të PDK-së e konsideron si “shndërrim në instrument të politikës së LVV-së”.

Ai tha se sot bashkërisht po shënojnë jo vetëm themelimin e Degës së LDK-së në Ferizaj, por dhe vitin e lindjes së aspiratave kombëtare të shqiptarëve të Kosovës.

Sipas tij, LDK gjatë veprimtarisë politike ka artikuluar aspiratat e popullit për liri e pavarësi, teksa ka bërë thirrje që për rininë të krijohen kushte më të mira.

I pari i LDK-së ka kritikuar Qeverinë Kurti edhe për gjendjen e rënduar në, siç është shprehur, pothuajse në secilin sektor, duke qëndruar si spektatorë, teksa kanë refuzuar të rrisin pagat dhe investimet, gjë e cila po ndikon në mirëqenien e mirëfilltë të qytetarëve të vendit.

Në këtë manifestim, një fjalim rasti ka mbajtur edhe kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...