Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka reaguar ashpër, kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, për mos dorëheqjen nga pozita e kryeministrit në mënyrë që të betohet si deputet.
Ai këtë e ka quajtur “apetit të madh të deputetëve të LVV-së dhe prijësit të tyre për të qenë edhe kryeministër edhe deputet”.
“Jep dorëheqje zotëri, betohu si deputet! Si secili tjetër në Kuvend! Mjaft më me filma e kauza plot mllef! Apetiti i madh i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje – dhe i prijësit të tyre për të qenë edhe Kryeministër edhe Deputet, prodhoj sot një epizodë të errët demokratike në vend. Të paprecedentë, sepse askush deri më tani, me mendje demokratike e me respekt ndaj Republikës, nuk kishte provuar t’i ketë të dyja funksionet përnjëherë!”, shkruan Abdixhiku./Njeshi/