8.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Abdixhiku: LDK do të votojë njëjtë sikur herët e kaluara sepse nuk ndajmë bindjen e njëjtë me partinë e parë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se njohin të drejtën e partisë së parë që të propozoj kandidatin për Kryetar të Kuvendit, por se Parlamenti është kompromis.

Duke folur para seancës konstituive, Abdixhiku tha se nga LDK-ja do të votohet njësoj.

“Kam dëgjuar se ka nga partitë e tjera që do të votonin kandidat të tjerë, e ndoshta kanë gjetur pajtueshmëri”, tha Abdixhiku.

Ai theksoi se LDK-ja do të vazhdojë të votojë njëjtë sikurse herët e kaluara.

“Pasi nuk ndajmë bindjen e njëjtë me partinë e parë, për gjërat e tjera është në duart e partisë së parë”, shtoi ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...