Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas dështimit të seancës konstituive tha se Lëvizja Vetëvendosje “duhet ta kuptojë se për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit duhet të kenë kompromis dhe shumicë parlamentare”.
Abdixhiku tha se LDK se në asnjë rrethanë nuk do të ketë kompromis me LVV-në.
“Lëvizja Vetëvendosje duhet të kuptojë që për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit duhet kompromis dhe shumicë sepse kështu ka vendosur qytetari i Kosovës… Natyrisht se jo, në asnjë rrethanë LDK-ja nuk gjen kompromis me LVV-në”, tha Abdixhiku./Njeshi/