4.5 C
Pec
E premte, 7 Shkurt, 2025

Abdixhiku me tubim në Novobërdë: Nuk ka qytet të madh e vogël për ne, do të shërbejmë e kujdesemi për të gjithë

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubimin e radhës në komunën e Novobërdës.

Abdixhiku theksoi rëndësinë e barazisë për të gjithë qytetarët, duke deklaruar se “nuk ka qytetarë të rendit të parë e të dytë; qytet të madh e të vogël për ne.”

Gjatë tubimit, Abdixhiku prezantoi projektet dhe idetë e LDK-së për katër vitet e ardhshme.

“Edhe në Komunën e vogël të Novobërdës mbajtëm tubim. Edhe këtu, pas një kohe të gjatë, na pritën me plot ngrohtësi. Qëndruam këtu si dëshmi se nuk ka qytetarë të rendit të parë e të dytë; qytet të madh e të vogël për ne. Jemi një, bashkë, nën një fat për të gjithë. Do të shërbejmë e do të kujdesemi për të gjithë! Edhe këtu, shpalosëm projektet e idetë tona. Kohë për ndarje e përplasje nuk kemi. Kemi vetëm një obligim; të paraqitemi denjësisht para qytetarëve tanë me zotime e projekte për 4 vitet e ardhshme! Bajrush Ymeri, është kandidati i vetëm nga kjo Komunë – në gjithë Kosovën, për deputet në Kuvendin e vendit. 124 është numri ynë! 9 shkurti është festa jonë!” – tha Abdixhiku.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...