18.8 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Abdixhiku: Mërgata ka qenë e LDK-së një kohë të gjatë, tërheqjen e tyre nuk e kam kuptuar asnjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se mërgata ka qenë e LDK-së për një kohë të gjatë, dhe se nuk e ka kuptuar asnjëherë tërheqjen e tyre.

“Tani ne kemi një aktivitet të shtuar në mërgatë, në tre vite më parë ne kishim diku rreth 4 nëndegë aktive. Mërgata ka qenë e LDK-së, dhe më pas ka qenë një tërheqje absolute të cilën nuk e kam kuptuar asnjëherë”, deklaroi ai.

“Nuk kam qenë i involvuar në këtë nivel për të kuptuar këtë tërheqje. Po them se nuk e kam kuptuar asnjëherë sepse përtej potencialit votues që mund të duket që është qenësor në mërgatë unë gjej një potencial të jashtëzakonshëm human, kapital njerëzor”, shtoi Abdixhiku në emisionin Rubikon.

“Në mërgatë para tre viteve ne kemi pasur katër nëndegë, tash e tre vite jemi duke u marrë intensivisht me mërgatë, ne kemi sot 58 nëndegë që do të thotë 52 qytete nëpër Evropë kanë përfaqësim të LDK-së, dhe do të synojmë t’i kemi diku rreth 70-75 brenda vitit”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...