8.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Abdixhiku mirëpret përgjigjen e presidentes Osmani, për vazhdimin e seancës konstituive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mirëpritur përgjigjen e presidentes Vjosa Osmani në letrën e kryesuesit të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, lidhur me vazhdimin e seancës konstituive.

Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mirëpret “përgjigjen e Presidentes ndaj pyetjes jologjike të partisë së parë!”.

“Siç dhe paralajmëruam me Komunikatë, Seanca Plenare nuk mbahet peng e tekeve bllokuese e intencës ofenduese të partisë së parë. Dramat eventualisht bien; me to dhe zhurma që provohet të bëhet propagandë!”, ka shkruar Abdixhiku, transmeton Telegrafi.

Ai tha se “seanca plenare mbahet me detyrim brenda 48 orëve; siç u paralajmërua edhe vendimi ynë si Grup Parlamentar!”.

“LDK do të vazhdojë të sillet në mbrojtje të ligjeve e Kushtetutës dhe së këndejmi të vet Republikës. Këtë punë kanë deputetët e vendit”.

“Nesër, sërish, përfaqësuesit tanë do të kërkojnë dorëheqjen e gjithë atyre që me zor duan t’i mbajnë dy poste përjashtuese në të njëjtën kohë. Do ta kërkojnë si obligim ligjor, si rrjedhë kushtetuese, si logjikë demokratike!”, ka shkruar Abdixhiku./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...