17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Kurti thotë se Qeveria është e gatshme të forcojë lidhjet me Luksemburgun

Në pritjen e organizuar për Ditëlindjen Zyrtare të Dukës së Madh, Ditën Kombëtare të Luksemburgut, Kryeministri  i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar vazhdimisht nga ky shtet.

Nuk do ta harrojmë kurrë guximin e Luksemburgut për të vepruar në mbrojtje të së drejtës sonë për jetë dhe liri. Luksemburgu ishte gjithashtu një nga të parët që mbështeti pavarësinë e shtetit tonë. Dhe gjatë këtyre dekadave, u kthye në partnerin dhe mikun tonë afatgjatë, tha kryeministri Kurti në mbrëmjen e organizuar nga Ambasada e Luksemburgut në Kosovë.

Ai u falënderua veçanërisht për kontributin e dhënë në zhvillimin e Kosovës, mbështetjen për udhëtim pa viza për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe mbështetjen për perspektivën tonë për integrim evropian.

Kryeministri ritheksoi vullnetin e qeverisë për të forcuar më tej lidhjet dhe për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm me Luksemburgun.

Ne mbetemi të përkushtuar dhe po punojmë vazhdimisht së bashku për të mbajtur të forta lidhjet tona dhe për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve dhe popujve tanë, tha ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...