11.6 C
Pec
E hënë, 19 Maj, 2025

Abdixhiku: Ndërprerja e seancës shkelje e rëndë dhe praktikë e mbrapshtë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas dështimit të seancës konstituive për të dytë herë tha se tashmë qytetarët e Kosovës e kanë shumë të qartë se kush janë bllokuesit e seancës konstituive.

Ai tha se kryesuesi e ndërpreu seancën ndonëse kishte kuorum dhe kushte për të votuar raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandatit të deputetëve.

“Kryesuesi i seancës konsitiive e që rastësisë të jetë më i vjetri në moshë dhe rastësisë të jetë nga paria e parë pa të drejtë, kundër praktikës kushtetuese ndërpreu seancën e sotme ndonëse kishte kuorum të mjaftueshëm dhe kushte për votim të raportit të Komisionit verifikues”, tha ai.

Sipas tij, është për keqardhje kjo praktikë e re bllokuese e kushtetutshmërisë dhe institucionit më të lartë.

“Kjo është shkelje e rëndës, praktikë e pazakontë dhe sjellje e prapët politike”, tha ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...