5.4 C
Pec
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025

Abdixhiku në Bllacë të Suharekës: Takimet në fshatra na janë shndërruar në tubime të mëdha

Kandidati i LDK’së për kryeministër, njëherit kryetar i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamje nga tubimi që kanë mbajtur sonte në Bllacë të Suharekës.

Abdixhiku ka thënë se takimet në fshatra, u janë shndërruar në tubime të mëdha.

“Po, një fshat, në një sallë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thekuar rëndësinë e unitetit dhe bashkimit, duke kërkuar nga qytetarët që të refuzojnë gjuhën e ndarjes dhe përçarjes.

“Takimet tona në fshatra, na janë shndërruar në tubime të mëdha. Kështu na pritën në fshatin BLLACË, të Suharekës. Po, një fshat, në një sallë!

U fola për rikthimin e madh, i falënderova për mbështetjen që po na japin në këtë fushatë; mbi të gjitha u kërkova që ta refuzojnë gjuhën e ndarjes, përçarjes e sharjes! Jemi popull i vogël për kaq shumë urrejtje, e para vetes kemi një të ardhme që na pret!

LDK e ka të qartë të ardhmen!

Unë e kam të qartë të ardhmen!

Ekipi im e ka të qartë të ardhmen!

Ju faleminderit secilit qytetar, në çdo fshat e qytet, që po bëhen vet ndryshimi!

124 është numri ynë!

Republika jonë është vetë ëndrra jonë!” – ka thënë Abdixhiku./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...