15.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

Abdixhiku në Kongresin e EPP-së flet për rreziqet e sigurisë nga Serbia

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është duke marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane.

Abdixhiku ka thënë se e djathta evropiane do të garojë në zgjedhjet e Bashkimit Evropian si favorit.

Ai ka thënë se gjatë adresimit ka shtruar pikëpamjet e tij, duke përmendur edhe rrezikun e sigurisë së Kosovës që i kanoset nga Serbia.

“Para delegtëve e liderëve evropiane të djathtë, shtrova pikëpamjet politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbi rrugëtimin tonë origjinal euroatlantik, rreziqet e sigurisë nga Serbia, nevojën e menjëhershme për njohjet e pesëshes; sikurse dhe betejën tonë të përbashkët evropiane kundër popullizmit”.

“E djathta evropiane do të garojë si favorite në zgjedhjet e ardhshme Evropiane. Fitorja e saj është siguri për Republikën e Kosovës, Ballkanin Perëndimor dhe vet projektin e Bashkimit Evropian. LDK-ja mbetet gardiane e demokracisë dhe relacioneve me aleatë. E ardhmja jonë është Evropa. Aty duhet ta ankorojmë vendim tonë, si testament për të shkuarën, si obligim për të ardhmen”, ka thënë Abdixhiku./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...