0.4 C
Pec
E premte, 7 Shkurt, 2025

Abdixhiku në Milloshevë të Obiliqit: Populli ynë do ndryshim, ndryshimi po vjen

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte ka qenë në fshatin Milloshevë të Obiliqit, ku tha se shumë entuziazëm e mbështetje po gjejnë në çdo anë të vendit.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo fushatë është bërë tashmë kryengritje e djathtë kombëtare dhe u shpreh se populli do ndryshim dhe sipas tij, ai po vjen.

“Në fshatin Milloshevë të Obiliqit, pritja ishte madhështore. Kaq shumë entuziazëm e mbështetje po gjejmë në çdo anë të vendit! Kjo fushatë, është bërë tashmë kryengritje e djathtë kombëtare! Populli ynë do ndryshim! Ndryshimi po vjen; dhe s’ka asgjë që e ndalë atë tashmë”,

“Vazhdojmë, secilën ditë e secilën mbrëmje në takime e tubime në mbarë Kosovën! Ju faleminderit! LDK dhe populli janë tashmë një”, ka shkruar Abdixhiku./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...