4.8 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Abdixhiku në Suharekë: Për keqpërdoruesit e pushtetit kam vetëm një mesazh, ndryshimi i madh po vjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se qytetarët e kanë mundësinë që më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, të zgjedhin për ndryshimin që e meritojnë.

Nga ‘Turneu e Ndryshimit’ që u mbajtë në Suharekë, Abdixhiku tha se qytetarët duhet të zgjedhin për për mësuesit, mjekët, punëtorët e shërbyesin që marrin lëmoshë dhe s’ka kush t’i dëgjojë.

“Është koha të zgjedhni për ushtarët e policët që ja dalin vet në përballje me terroristë, por nuk ja dalin dot në përballje me përditshmërinë – prandaj dhe duhet të protestojnë. Ushtarë e policë në protestë – këtë pamje s’mund ta pranojmë, s’do ta pranojmë, s’do ta tolerojmë”, tha Abdixhiku.

Ai tha se po ashtu se “është koha të zgjedhni për ata bujq, që nuk kanë motra e vëllezër në Ministri për t’i marrë grantet nga 100 mijë”.

“Për keqpërdoruesit e pushtetit kam vetëm një mesazh! Ndryshimi po vjen! Do t’i ktheni paratë cent më cent! Do të ndiqeni penalisht për secilin veprim korruptiv; nga buka e bujqve tek mafia energjetike, nga rezervat shtetërore tek kontratat njëburimore! Ndryshimi po vjen! Për ata që mashtrojnë e keqpërdorojnë nuk ka shpëtim”, tha Abdixhiku/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...