2.8 C
Pec
E hënë, 17 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Abdixhiku në Viti shpalos programin për arsim: Mësim gjithëditor, koeficient 150 euro dhe çerdhe të reja

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku ishte në hapësirat e reja të Kampusit të Shkollave të Mesme në Viti ku u takua me mësimdhënës.

Atyre u foli për programin për arsimin që e ka kjo parti.

“Në hapësirat e reja të Kampusit të Shkollave të Mesme në Viti, takova mësimdhënësit e kësaj qendre. Një projekt i jashtëzakonshëm që po përfundon nën udhëheqjen e Kryetarit Sokol Haliti dhe me përkushtimin e mbështetjen e LDK-së”, shkroi Abdixhiku në një postim në Facebook.

“Ky kampus është dëshmi e qartë e vizionit tonë për një arsim më të mirë, ku infrastruktura moderne krijon hapësira të përshtatshme për zhvillimin e brezave të rinj. Të rrethuar nga afro 100 mësimdhënës, ndamë idetë tona për një sistem arsimor që fuqizon mësimdhënësit e nxënësit, dhe që e çon Kosovën përpara”, shtoi ai.

“Programi ynë për arsimin do të sjellë:

-Mësimin gjithëditor në së paku 5 komuna

-Koeficientin 150 për të gjithë të punësuarit në sektorin arsimit – në javën e parë.

-Ndërtimin e 80 çerdheve të reja publike.

-Digjitalizimin e plotë të shkollave, për një qasje moderne dhe të integruar për nxënësit, mësuesit dhe prindërit.

-Klasa me më pak nxënës, për më shumë vëmendje ndaj secilit nxënës dhe për mësimdhënie më cilësore.

-Kodimin si lëndë të detyrueshme në shkollat fillore, për të përgatitur nxënësit për epokën digjitale.

Ne besojmë në mësimdhënësit tanë, në përkushtimin e tyre dhe në rëndësinë jetike të rolit që ata luajnë për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për Kosovën.

Me 9 shkurt, voto #LDK124 dhe BËHU NDRYSHIMI për arsimin në Kosovë/Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...