6.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Abdixhiku në Vushtrri, premton rritje të pagave, mësim gjithëditor dhe çerdhe të reja

LDK-ja në kuadër të “Turneut të Ndryshimit’’ nëpër qytete të Kosovës, sonte ka mbajtur tubim në komunën e Vushtrrisë.

Kandidati i partisë së lartcekur për kryeministër Lumir Abdixhiku, ka prezantuar tetë prej pikave programore më Arsim, që sipas tij do të realizohen pas ardhjes në pushtet.

Ai thotë se aplikimi i mësimit tërëditor nëpër shkolla për nxënësit e klasave prej 1-5, që veç ka nisur të aplikohet në Prishtinë ku ky subjekt politik qeverisë, është i nevojshëm të jetë në tërë Kosovën. Plani i Abdixhikut parasheh ndarjen e 20 milionë eurove në komuna të përzgjedhura, raporton Ekonomia Online

“Jemi mbrapa me fëmijët tanë që janë vazhdimisht ende larg sistemit të edukimit. Fatkeqësisht niveli i edukimit vazhdon të jetë sikur para 4 viteve, kam qenë shumë i shqetësuar me Departamentin e Arsimit. Një fëmijë në klasën e pestë në Kosova ka dije më pak se një moshatar në Evropë. Njëri prej zotimeve tona ka të bëjë me mësimin tërëditor në pesë komuna në Kosovë. Ka nisur në pesë shkolla në Prishtinë, në janar shtohen edhe dy, duam të jetë në tërë Kosovën. Do të provojmë minimalisht në pesë komuna, Vushtrria është njëra prej qyteteve ku do të përfshihet. Mësimi gjithëditor ndikon pozitivisht edhe tek prindërit të mos jenë të ngarkuar”.

“Zotimi ynë i parë është ky, por ka kosto; ushqimi i fëmijëve ka kosto, për të bërë mësim gjithëditor duhet të ketë kuzhinë komuna”.Kreu i LDK-së premtoi se në javën e parë të qeverisjes së tij, koeficienti i pagave do të rritej në  150 euro.

“Zotimi i dytë është rritja e koeficientit në 150 qysh në javën e parë të mandatit. Do të thotë që pagat mesatare rriten për 200 euro, e cila ulë inflacionin në vend. Zotimi i tretë është programi i edukimi të hershëm për fëmijët, synojmë që për dy mandate që kjo normë të bëhet me standardet e Bashkimit Evropian, për fëmijët e moshën 3-5 vjeçare”.

Abdixhiku tha qeveria e LDK-së do të rrisë buxhetin për ndërtimin e çerdheve 15 milionë euro për vit, me gjithsej 20 çerdhe në vit.Ai deklaroi se për 4 vite qeverisje do të ndërtohen 80 çerdhe publike të reja me një buxhet prej 60 milionë euro.

Kandidati për kryeministër tha se programi i tyre parasheh që në klasa të mos jenë më shumë se 20 nxënës, ndërsa përmendi edhe Kodimin si lëndë në shkolla fillore.

“Programi ynë parasheh reduktimin e numrit të nxënësve nëpër klasa të shkollave fillore; nuk do të ketë më shumë se 20 nxënës në një klasë. Tek digjitalizimi fëmijët do të ketë botën e digjitalizuar, prindërit nuk e dijnë suksesin e fëmijëve dhe për këtë digjitalizimi është njëri prej programeve tona. Rreth 30 milionë euro nevojiten për sistemin e digjitalizimin. Po ashtu do të bëhet provim kombëtar për secilin mësimdhënës. Ai që ka më së shumti pikë në Vushtrri me automatizëm hynë në punë”.

“Çështje tjetër është edhe Kodimi si lëndë në shkolla fillore, nevojën për lëndë të teknologjisë informative në sistemin edukativ tonin, plani ynë e elaboron dhe në kapitullin për Teknologji Informative. Ne duhet ta kthejmë pavarësinë me Shkollën në Qendër”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...