25.7 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Abdixhiku nënshkruan koalicionin parazgjedhor me PSHDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se kanë nënshkruar marrëveshje parazgjedhore me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK), ) për garimin e përbashkët në një listë zgjedhore, në listën e LDK-së, në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

“Sot, në Prishtinë, në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënshkruam marrëveshje parazgjedhore me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) për garimin e përbashkët në një listë zgjedhore, në listën e LDK-së, në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Ky bashkëpunim është rikthim në traditën e ndershme dhe të shëndoshë që nëpër dekada kemi pasur, që nga koha e Presidentit Rugova dhe profesor Mark Krasniqi.

Përbashkimi i së djathtës brenda listës së LDK-së, me programin e LDK-së dhe me bindjet tona ideologjike që definojnë vet të ardhmen euroatlantike, është domosdoshmëri kombëtare!
LDK-ja do të vazhdojë angazhimin në përbashkimin e së djathtës me partnerë të tjerë gjatë ditëve, javëve e mujave të ardhshëm!”, shkruan Abdxhiku.

Kujtojmë gjatë javës së kaluar ka dështuar përpjekja e PDK-së për shpërndarjen e Kuvendit. Kjo iniciativë nuk mori përkrahje as nga LDK e as nga AAK. Nga Lidhja Demokratike kërkuan që Kurti fillimisht të dorëhiqet./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...