I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka qëndruar në Llap sonte, në atë që ai e ka thënë se do të jetë fillimi i “Turneut të falënderimit” për ata që votuan LDK-në.
Kryetari i LDK-së ka deklaruar se ka qenë kënaqësi që ka parë kërkesën e qartë dhe këmbëngulëse nga njerëzit që e përkrahën këtë parti për të vazhduar në rrugëtimin që ata kanë përcaktuar.
‘‘Le të jetë ky dhe fillimi i Turneut të Falenderimit për të gjithë 171 mijë – dhe jo vetëm – mbështetësit tanë’’, ka shkruar ai mes tjerash.
Abdixhiku ka thënë edhe se ai do të jetë në gjithë vendin për t’i falënderuar ata që kanë përkrahur këtë parti në zgjedhje./Njeshi/
Postimi: