13 C
Pec
E diel, 20 Prill, 2025

Abdixhiku: Një kryetar i Kuvendit që nuk i ka 61 vota, nuk duhet të jetë fare në atë pozitë

Pas regjistrimit si deputet i Kuvendit të Kosovës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një prononcim për media tha se e njohin të drejtën e plotë të partisë së parë që të provojë të bëj shumicën.

Abdixhiku tha se nëse nuk e bën partia e parë, atëherë janë afatet Kushtetuese që partitë tjera të dëshmojnë para presidencës së mund ta bëjnë shumicën për formimin e Qeverisë.

“E njohim të drejtën e plotë të partisë së parë që të provojë të bëj shumicën, nëse nuk e bën pas 15 ditëve Kushtetuta e Kosovës është shumë e qartë i jep të drejtën secilës parti që dëshmon para presidencës që mund të bëj shumicën, ta bëj një gjë të tillë. Nuk kemi mbërri në atë pikë. Do të jem po aq transparentë para jush edhe për këtë çështje kur të mbërrijmë atje”, tha ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...