13.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Kryetari i LDK-së ka thënë se nuk kanë pasur asnjë takim me asnjë parti politike në Kosovë për koalicione paszgjedhore.

“LDK e ka të qartë pozicionin politik karshi LVV-së. Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje”.

Abdixhiku poashtu tha se nuk do të futet në ndonjë koalicion pa pasur postin e kryeministrit.
“LDK poashtu nuk do të punojë për një qeveri afatshkurtër. Pa u caktuar edhe pozita edhe presidentit të ardhshëm ne nuk duam marrëveshje”.

Kryetari i LDK-së ka shtuar se i takon partisë fituese të zgjedhjeve që të nisë afatin për të caktuar emrin e mandatarit dhe kryetarin e Kuvendit.

“Presim veprimet e të parit. Pas këtyre veprimeve do ta keni edhe pozicionin e LDK-së”, ka shtuar ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...