Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka lënë një derë të hapur për subjektet opozitare për një qeveri të përbashkët nëse dështon LVV të formojë qeverinë.
“Në asnjë moment ne s’kemi mbyllur derën e bashkëpunimit me opozitën, por i takon të parit fillimisht të provojë dhe ne preferojmë opozitën dhe se Kosova ka nevojë për një qeveri stabile për të ardhmen”, tha ai
“Elektorati ka vendosur që LDK-së t’i japë 20 ulëse. Nuk është logjike që me 20 mandate ne t’i turremi qeverisë. Nuk e përjashtoj mundësinë që pas dështimit të partisë së parë në të ulemi sërish [me opozitën] dhe të themi të marrim iniciativën për një stabilitet institucional”, shtoi Abdixhiku.
“Nëse dështon i pari, barriera për formimin e qeverisë nuk ka. Secila parti në Kuvend mund të formojë qeveri nëse bën shumicën. A duam të marrim këtë përgjegjësi do të mblidhemi në parti fillimisht dhe nëse ka vullnet brenda partisë mund të ulemi me partitë tjera”.
I pari i LDK-së është shprehur kundër formimit të komunave të reja në kalkulime për formimin e qeverisë./Njeshi/