5.4 C
Pec
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025

Abdixhiku: Nuk kam urrejtje për kundërshtarët, këtë ua lë atyre që se bënë gjë për katër vjet

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë tubimit në Viti, tha se nuk ka urrejtje për kundërshtarët e tij, pasi thotë se kohë për të humbur nuk ka më.

Ai shton se urrejtjen, përçarjen, ndarjen e frustrimin ia lë partisë në pushtet, e cila sipas Abdixhikut nuk bëri asgjë për katër vjet.

“Edhe në këtë fushatë, nuk kam fjalë urrejtje për kundërshtarët e mi, nuk kam nxitje për të tjerët që nuk mendojnë si ne, nuk kam as vullnet për t’iu mbajtur në mllefin e brendshëm, sepse kohë për të humbur nuk kemi më. Urrejtjen, frustrimin, ndarjen e përçarjen ua lëmë atyre që s’bënë asgjë në katër vjet, qytetarëve u japim zgjidhjen, shpresën, u japim programin model që Kosovën e transformon në  një shtet shembullor”, u shpreh kandidati për kryeministër./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...