5.6 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Abdixhiku para tubimit të sotëm në Pejë: Tashmë për LDK-në nuk ka tubime të mëdha e të vogla, çdo tubim është tërmet politik

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratik e Kosovës, do të të jetë i panishëm në tubimin electoral që zhvillohet sot në palestrën “Karagaçi”  në Pejë, me fillim nga ora 18:00.

Lumir Abdixhiku, ka thënë se çdo tubim i LDK-së po shndërrohet në “tërmet politik”, në tubimin që ka mbajtur mbrëmë në Shtime.

“Jemi sot mes jush, jo vetëm si një rastësi, por si një domethënie thelbësore se tashmë për mua, për ekipin tim, nuk ka më tubime të mëdha, tubime të vogla. Çdo tubim është tërmet politik, sikurse ky sonte këtu”, tha Abdixhiku.

Ai tha se ka falënderuar qytetarët e Shtimes për pritjen që i është bërë në këtë komunë.

“Jam shumë i lumtur, shumë i nderuar me pritjen tuaj sonte këtu dhe me pjesëmarrjen tonë në këtë qytet të begat. Me familje të ndershme e me njerëz puëntorë. Në Shtimen e Kosovës, në Shtimen që tashmë është Shtimja e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...