10.3 C
Pec
E hënë, 17 Mars, 2025

Abdixhiku pasi takoi ambasadorët e QUINTI-t: Po presim numërimin e çdo vote, LDK respekton vullnetin qytetar në plotni

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës e respekton vullnetin qytetar në plotni dhe se do të sillet konform këtij vullneti, e do të përfaqësojë denjësisht zërin e votuesit të saj.

Avdixhiku këtë deklaratë e ka bërë pas takimeve që ka zhvilluar gjatë javës me Ambasadorët e ShBA’së, Britanisë së Madhe, Bashkimit Evropian, Francës dhe Italisë, me të cilët ka diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka theksuar domosdoshmërinë për pritjen e numërimit të secilës votë, përfshirë dhe ato të mërgatës.

“Me të gjithë, diskutuam mbi procesin zgjedhor, rezultatet e deritanishme, e domosdoshmërinë për pritjen e numërimit të secilës votë, përfshirë dhe ato të mërgatës. Siç kam deklaruar në vazhdimësi, LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni. As nuk dëshiron e as nuk pretendon ta anashkalojë. LDK do të sillet konform këtij vullneti me plot përgjegjësi; siç dhe do të përfaqësojë denjësisht zërin e votuesit tonë. Falenderime të pafundme për mbështetjen e aleatëve tanë në çdo sfidë të Republikës”, ka shkruar Abdixhiku./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...