20.1 C
Pec
E enjte, 28 Shtator, 2023

Abdixhiku për Qeverinë Kurti: Janë pa ambicie, që tri vjet mjaftohen me një urë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, duke folur për 100 projektet e “Rrugës së Re”, tha se në këto projekte kanë punuar shumë ekspertë. Sipas tij, ambicia është reduktuar aq shumë sa projekti i LDK-së duket i pabëshëm.

“Një Qeveri që mjaftohet me një urë në Saradran (Istog), normalisht që nuk ka ambicie për projekte të mëdha. Programi jonë është i bëshëm, populli i Kosovës duhet të rritë ambiciet jo të kënaqet me një rruge për 3 vite”, tha Abdixhiku

Ai tha se Kosova ka bërë një hap të pamatur duke sulmuar ndërmjetësuesit.

“Kjo Qeveri është euforike, e nervozuar shumë. Kosova duhet të shpëtohet nga ky kurth populist. Ne kemi pasur mbështetje blanko në përballje me Serbinë nga ShBA. Me këtë Qeveri se kemi”, tha Abdixhiku./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...