16.2 C
Pec
E enjte, 10 Korrik, 2025

Abdixhiku për rezultatin e zgjedhjeve: Ka qenë një stop i përkohshëm, por rrugëtimi dhe rritja vazhdon

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për rezultatin e zgjedhjeve që partinë e tij e vendosi në vendin e tretë.

“Ky ka qenë një stop i përkohshëm, por rrugëtimi vazhdon dhe në trendin e rritjes. Ta përsërisim një gjë të tillë në zgjedhjet e ardhshme do të ishim shumë të lumtur. Jemi në rritje. Kemi shtuar 70 mijë vota”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka thënë se partia e udhëhequr nga ai, nuk do t’iu shërbejë partive tjera.“Insistimi që LDK të jetë njëfarë ‘kingmaker’, pra të vendoset në vendin e tretë historike të saj për të ardhmen, e t’i shërbej herë njërës parti e herë tjetrës, por kjo nuk do të ndodh”, ka thënë ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...