19.1 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Abdixhiku për takimin me kryetarët e degëve: Diskutuam për listat zgjedhore, komisionerët e vëzhguesit – E djathta po ringritet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës njoftoi se ka diskutuar për listat zgjedhore dhe komisionerët e vëzhguesit e partisë në një takim me kryetarët e degëve.

Abdixhiku shkroi në Facebook se kanë biseduar edhe për takimet e ardhshme me qytetarë, ndërsa përmendi “konsolidimin e së djathtës në Kosovë”.

“Mblodha sot kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike. Diskutuam për listat zgjedhore, komisionerët e vëzhguesit e Lidhjes Demokratike. Biseduam dhe për takimet e ardhshme me qytetarë si platformë kryesore e komunikimit politik”, shkroi Abdixhiku.

“Të 170 takimet e fundit, brenda 50 ditëve, ishin jo vetëm frymëzuese, por dhe shenjë e qartë e konsolidimit të së djathtës në Kosovë”, shtoi ai.

Ai tha se “do të vazhdojmë njëjtë; në çdo qytet, çdo fshat, çdo anë”.

“Lidhja është e fortë; dhe e djathta po ringritet si një!”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...