15.6 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Abdixhiku përkujton sakrificën sublime të familjes Jashari

Në 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përkujtoi sakrificën sublime të Familjes Jashari.

“Datat 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 shënojnë ngjarjen më kulminante në luftën e Kosovës për liri e çlirim; sakrificën sublime të Familjes Jashari e me këtë dhe fillimin e fundit të përpjekjes sonë shekullore për liri”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Më tej në deklaratë thuhet se rënia heroike e familjes Jashari ishte kushtrim për një popull të tërë.

“Ishte kambanë për luftën dhe përpjekjen tonë kolektive drejt lirisë, e për aleancat e ardhshme që do të rreshtoheshin me idealin e tyre e tonin pa dallim. Sot, në këtë 26 vjetor të Epopesë së UÇK-së, ne i kujtojmë me nder e krenari, fëmijët, gratë dhe burrat më të mirë të kombit që sakrifikuan jetën për lirinë dhe shtetin që e gëzojmë sot.

Është obligim i secilit nga ne që të punojmë fort çdo ditë e më shumë në forcimin dhe avancimin e shtetit tonë, sepse vetëm kështu i nderojmë dhe e dërgojmë në vend amanetin e të rënëve të Familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, thuhet më tej. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...