8.9 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

Abdixhiku: Po hymë në vitin e tretë të qeverisjes, me përplot premtime të dhëna e të pabëra

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një video mesazhi të postuar në llogarinë e tij në Facebook, i ka bërë përmbledhje punës së dy vjeçare të qeverisë.

Abdixhiku në Facebook ka shkruar se pas disa ditësh qeveria do të mbush dy vjet në pushtet.

“Po hymë në vitin e tretë të qeverisjes, me përplot premtime të dhëna e të pabëra.  Gjatë ditëve në vijim do t’i numërojmë ato, si rikujtim i ndryshimit që nuk po ndodhë në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.

“Gjatë ditëve në vijim do t’i numërojmë këto dështime sepse besojmë se Kosova mundet shumë më mirë. Do të ndajmë edhe planet tona sepse besojmë se vendi ynë meriton më mirë. Dhe Kosova do të bëhet më mirë”, ka përfunduar i pari i LDK-së. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...