Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka uruar mirëseardhje Klasës së Tretë të Gjeneratës së Parë të Shkollës Politike ‘Ibrahim Rugova’.
Abdixhiku, përmes një postimi në facebook njoftoi se 20 studentët e ri do të ndjekin 12 ligjierime mbi të djathtën, rugovizmin, orientimin tonë programor e vet organizimin partiak.
“Ata i bashkohen rrugës së 40 studentëve të tjerë që në dy klasa paraprake kanë përfunduar këto cikle ligjerimesh. Secili prej tyre, në moshë krejt të re, ishte me plot kurreshtje e përplot vullnet. Kënaqësi gjithnjë puna me këta të rinj e këto të reja. Studentë të së tashmes, udhëheqës të së nesërmes, asete të bindjeve tona të djathta.
Shkolla Politike ‘Ibrahim Rugova’ organizohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës; dhe mbështet në tërësi nga instituti amerikan NDI, USAID dhe SDC”, ka shkruar Abdixhiku./Njeshi/