Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) Lumir Abdixhiku, sot ka pritur në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
Sipas njoftimit nga LDK, gjatë këtij takimi, Abdixhiku shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e z. Davenport dhe të Misionit të OSBE-së, në mbështetjen e institucioneve dhe zhvillimin demokratik të Kosovës.
Abdixhiku ka vlersuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me Misionin e OSBE-së, si dhe nënvizoi rëndësinë e OSBE-së në përparimin e proceseve demokratike të vendit.