15.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Abdixhiku publikon video nga tubimi mbështetës për deputetin e CDU: David McAllister zë që i bën jehonë synimeve tona

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka publikuar një video nga tubimi që partia më e vjetër në Kosovë e mbajti të dielën në Winsen të Gjermanisë.

Aty, Abdixhiku ka kërkuar “mbështetje për mikun e madh të Kosovës dhe përpjekjeve tona nacionale”, eurodeputetin David McAllister.

“Në këtë moment kyç të zgjedhjeve evropiane, mërgata jonë e madhe, duhet të tregojë aktivizim. Jo vetëm për të shpërfaqur më së miri interesat e tyre në vendet ku jetojnë, por dhe për të qenë forcë përcaktuese tanimë përtej kufijve tonë shtetëror. Dhe në këtë moment kyç është thelbësore që ne të mbështesim një kandidat që jo vetëm ka treguar angazhim, jo vetëm që ka treguar pasion, jo vetëm qënjeh ëndrrat tona e i kupton nevojat tona, por një kandidat që në gjithë veprimtarinë e vet politike ka gjetur kohë të vendosë Kosovën në ballë të angazhimit personal politik duke dhënë rezultate të prekshme drejt kauzës sonë euroatlantike”, thotë Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së tha se mbështetja për McAllister është angazhim për mirëqenien dhe prosperitetin e Kosovës.

“Në David McAllister, ne kemi një zë që i bën jehonë synimeve tona. Mbështetja e kandidaturës së tij nuk është thjesht një akt politik; është një angazhim kolektiv për mirëqenien dhe prosperitetin e Kosovës. Për ta thënë më thjeshtë, është një obligim patriotik!”, tha Abdixhiku.

Në dy vikende,LDK-ja mbajti katër tubime në katër qytete me bashkëatdhetarë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...