5.6 C
Pec
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Abdixhiku: Sektori privat është partner, ministrat të dalin nga komforti i zyreve e të flasin me prodhuesit

Lumir Abdixhiku, Kryetar at Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vizituar prodhuesin e vetëm të vajit ushqimor në Kosovë në Gjilan.

Kryetari i LDK-së me anë të një postimi në Facebook ka thënë se, kompanitë si këto janë shtyllë e ekonomisë së Kosovës dhe se ato kanë nevojë për mbështetje shtetërore.

Abdixhiku, më tutje ka shtuar se, do të kërkojnë nga ministrat e vendit, siç ka thënë ai, të dalin nga komforti i zyreve të tyre dhe të flasin me prodhuesit.

“Do t’i kërkojmë Qeverisë dhe Rregullatorit të ndryshojë këtë paradoks të pakuptimtë dhe të rrisë pragun e lejuar deri në 1000 kilovat. Ministrave të vendit, ndërsa, të dalin nga komforti i zyreve të tyre, e të flasin ngushtë me prodhuesit tanë që problemet bazike të tyre e punëtorëve të tyre t’i zgjidhin me prioritet. Sektori privat është partner”, ka thënë ndër tjerash i pari i LDK-së.

Postimi i plotë:

NJË SHEMBULL BIZNESI

NJE PARADOKS SHTETI

Vizitën në Gjilan e vazhduam tek prodhuesi i vetëm i vajit ushqimor në Kosovë. Berati, dhe të 138 e punëtorët e fabrikës së tij “Floil” mund të përpunojnë deri në 100 mijë litra vaj në ditë. Me këtë ata mbulojnë rreth 30% të tregut të vendit tonë.

Kompanitë si këto janë shtyllë e ekonomisë së Kosovës. Ato, pronarët e punëtorët e tyre, në vend të sulmeve publike që i marrin rëndom kanë nevojë për mbështetje shtetërore.

Gjatë vizitës në fabrikë kuptova nga afër për dëmet e mëdha që ndërprerja e energjisë për një kompani si kjo krijon. Dhe për paradoksin më të madh të mundshëm, Beratit nuk mund sot të vendosë panele solare që do të furnizonin në plotni me energji këtë fabrikë dhe energjinë tepricë ta kthejë në rrjet. Kosova mbetet i vetmi vend në rajon ku një biznes nuk mund të barazojë më shumë se 100 kilovat energji. Pra, në njërën anë nuk i ofrohet rrymë, në anën tjetër nuk mund ta shfrytëzojnë alternativën.

Do t’i kërkojmë Qeverisë dhe Rregullatorit të ndryshojë këtë paradoks të pakuptimtë dhe të rrisë pragun e lejuar deri në 1000 kilovat. Ministrave të vendit, ndërsa, të dalin nga komforti i zyreve të tyre, e të flasin ngushtë me prodhuesit tanë që problemet bazike të tyre e punëtorëve të tyre t’i zgjidhin me prioritet. Sektori privat është partner./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...