9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Abdixhiku shkon për ngushëllime tek familja e Liridonës së vrarë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkuar për ngushëllime në Gjakovë, tek familja e së ndjerës Liridona Ademaj, për të cilën dyshohet se vrasja e saj është bërë me porosi nga burri i saj, Naim Murseli.

Abdixhiku vrasjen e saj e ka cilësuar ngjarje makabër.

“Vrasja e Liridonës na ka tmerruar të gjithëve. Në emër të LDK-së i shpreh ngushëllime familjes, të afërmve e shoqërisë’’, është shprehur Abdixhiku gjatë vizitës për ngushëllime në Rracaj.

Trupi i së ndjerës, është rivarrosur të hënën në vendlindjen e saj Rracaj të Gjakovës, pas kërkesës së familjes së saj.

Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë në rastin e vrasjes së Liridonës, iu është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muajve/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...