27.5 C
Pec
E enjte, 17 Korrik, 2025

Abdixhiku takohet me ambasadorin e ri të OSBE-së, ia prezanton propozimin për qeveri të tranzicionit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Misionit të OSBE’së në Kosovë, Gerard McGurk.

Sipas njoftimit të LDK’së, në këtë takim është diskutuar rreth zhvillimeve aktuale politike në vend. Abdixhiku i ka prezantuar atij propozimin për një qeveri të tranzicionit.

“Në këtë takim, Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që OSBE i ka dhënë Republikës së Kosovës ndër vite, veçanërisht në fushat e forcimit të institucioneve demokratike, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, promovimit të sundimit të ligjit dhe zhvillimit të proceseve zgjedhore.

Po ashtu u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet LDK-së dhe OSBE-së në Kosovë, me fokus në avancimin e demokracisë, forcimin e institucioneve dhe promovimin e pjesëmarrjes qytetare në jetën publike. Kryetari Abdixhiku theksoi gatishmërinë e LDK-së për të kontribuar në thellimin e bashkëpunimit me OSBE-në dhe miqtë ndërkombëtarë që mbështesin rrugëtimin demokratik të Kosovës”, thuhet në njoftim./Njeshi/


 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...