4 C
Pec
E diel, 19 Janar, 2025

Abdixhiku takohet me Shtabin e Prishtinës: Ky është momentumi më i mirë i LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kreu i partisë dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takim me Shtabin e Prishtinës, ndërkohë përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit po vazhdojnë.

Abdixhiku ka thënë se ky është momentumi më i mirë për LDK-në dhe se për këtë arsye po punohet shumë për mirëmbajtjen e tij dhe për fitoren e madhe.

Njoftimi i plotë:

Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takimin e radhës mobilizues me Shtabin e Prishtinës, ndërsa përgatitjet për zgjedhjet nacionale po vazhdojnë, duke hapur rrugën drejt fitores së madhe të LDK-së. Vetëm pak ditë na ndajnë nga ky moment historik, ndërsa ekipi po punon vazhdimisht për këtë fitore. Ky është momentumi më i mirë i LDK-së dhe për këtë do të punojmë fort që ta mirëmbajmë deri në fitoren e madhe.

Do të vazhdojnë takimet me qytetarë në çdo lagje, shtëpi anë e kënd Prishtinës dhe gjithandej Kosovës. Do të vazhdojmë të prezantojmë vizionin e LDK-së; programin e vetëm politik “Rruga e re” dhe ofrimin e zgjidhjeve konkrete për sfidat e përditshme të qytetarëve. Ky është programi i vetëm politik që sjell ndryshimin dhe zhvillimin e mirëfilltë për vendin tonë, dhe është program i domosdoshëm për Kosovën.

Me këtë program, LDK do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të jetesës, krijimin e mundësive për të rinjtë, rritjen e pagave, uljen e kostos së jetesës dhe investimet strategjike që sigurojnë një të ardhme të qëndrueshme për Kosovën.

Bëhu ndryshimi!/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...