31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Abdixhiku takon ambasadorin italian, e njofton për qëndrimet e LDK-së karshi situatës dhe zhvillimeve politike në vend

Kryetari i LDK’-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin italian për qëndrimet e partisë karshi situatës dhe zhvillimeve politike në vend.

Gjithashtu, kreu i LDK’së ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen e Italisë ndaj Kosovës.

“Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin De Riu rreth qëndrimeve të LDK-së karshi situatës dhe zhvillimeve politike në vend. Gjatë takimit kryetari Abdixhiku po ashtu ritheksoi nevojën e vazhdueshme për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike. Po ashtu u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona, ndërsa kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Italia i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset,”, thuhet në njoftim.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...