8.7 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Abdixhiku takon kryeministrin e Polonisë: LDK do të vë në dispozicion të Republikës relacionin që ka me Tusk

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të vizitës së tij dy ditore në Parlamentin Evropian në Strasburg, është takuar me kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk.

Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku shkroi disa fjalë për kryeministrin e Polonisë.

Sipas kreut të LDK-së, Tusk vazhdon të jetë një mbështetës dhe mik i madh i Kosovës.

Abdixhiku thekson se LDK do të vë në dispozicion të Republikës relacionin e afërt që ka me Donald Tusk.

“Donald Tusk është zgjedhur Kryeministër i Polonisë.  Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një mik i madh i Kosovës dhe popullit tonë. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një mbështetës i Lidhjes Demokratike të Kosovës brenda politikës evropiane në secilin rol që kishte deri më tani. Një vit më parë, në takimin e zhvilluar në Roterdam, më tha se po kthehej në vendlindje për të fituar garën që i ishte vënë përballë; dhe se Kosova e LDK do të kenë një derë të hapur më shumë”, shkroi ai.

Ndryshe, Abdixhiku, vizitën e ka nisur me pjesëmarrje në ndezjen e qirinjve dhe të dritave të Krishtlindjes, organizuar nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...