23.1 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Abdixhiku thotë se Kurti e ka tepruar duke i mashtruar aleatët: Ky i sheh ata si militantë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se beson që Qeveria ka hequr dorë nga integrimi euroatlantik.

“Ka hequr dorë totalisht, nuk e do më integrimin euroatlantik. Jemi shndërruar në një provincë rajonale”, tha Abdixhiku. Ai tha se Kurti i ka mashtruar aleatët dhe se i sheh ata si militantë.

“Institucionet e Kosovës kishin dërguar një letër, tre krerët institucionalë kishin dërguar një letër. Në relacionet diplomatike dërgimi i letrës do të ishte mjaftueshëm për të ecur përpara, pra pala tjetër do të merrte mjaftueshëm sepse thotë ‘kryeministri, presidentja, kryetari i kuvendit, janë duke folë institucionet e vendit, mjaftueshëm janë për garancë’. Pra aq shumë i kanë mashtru aleatët sic mashtrojnë gjithçka në Kosovë, këta i konsiderojnë aleatët si militantë. Ai kur flet me aleatë mendon që është duke folë me bazën militante, ‘e bëj, nuk e bëj’. Aq shumë i kanë mashtru saqë letra s’ka më vlerë”, tha Abdixhiku./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...