14.6 C
Pec
E premte, 13 Shtator, 2024

Abdixhiku tregon për “një korridor të ri turizmi” që po ndërtohet në Istog: Për këso projekte ka nevojë vendi, LDK ka tjetër vizion

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpërndarë një video nga punët që tha se po bëhen në Istog, komunën e udhëhequr nga zyrtari i kësaj partie, Ilir Ferati.

Abdixhiku shkroi se atje po ndërtohet një rrugë e re prej afto 20 kilometrash, të cilën e ka quajtur “një koridor të ri turizmi”.

“Mirëmëngjesi nga Istogu! Nga Bjeshka e Moknës dhe rruga e re prej 19.1 kilometrave që po ndërtohet aty. Një koridor i ri turizmi, një model konkret i punës që vërtetë ka rëndësi!”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Ai tha se “për këso politika e këso projekte ka nevojë vendi ynë”.

“Temat e tjera të thata, përplot mllef e urrejtje, sharje e përplasje, po mbajnë shtetin e shoqërinë peng – tash e katër vjet. LDK ka tjetër vizion. Atë të zhvillimit, mirëqenies, punëve që lënë shenjë e mbahen në mend! Ky projekt, njëri nga plot të zhvilluar vetëm në nivel lokal, është i tillë!”, shkroi Abdixhiku./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...