19.4 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Abdixhiku uron Kurban Bajramin: Mirësia e mbarësia le të bëhen pjesë e përditshmërisë tonë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Ai ka deklaruar se në festa të tilla duhet të forcohet dashura për vendin dhe njëri-tjetrin.

“Kjo festë ashtu siç simbolizon sakrificën për paqe e lumturinë e njerëzve ndaj njëri-tjetrit, ashtu le ta forcojë e fisnikërojë ndjenjën e solidaritetit për tu bërë më të mirë e të mirat t’i ndajmë me të tjerët. Sepse, të jesh afër në mirësi e të ndash aq sa ke me të tjerë në vështirësi, është virtyt madhështor njerëzor”.

“Në festa sikurse kjo e sotmja ne përpiqemi të forcojmë më shumë dashurinë dhe sakrificën tonë ndaj Krijuesit – prandaj mirësia e mbarësia le të bëhen pjesë e përditshmërisë tonë; për vendin, për shoqërinë dhe për njëri-tjetrin”.

“Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal, ua uroj festën e Bajramit të vogël. Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja!”, ka thënë Abdixhiku. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...