16.1 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Abdixhiku viziton Istogun dhe degën e LDK’së atje, tregon edhe për aktivitetet tjera

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar Istogun, komunë që qeveriset nga ky subjekt politik.

Abdixhiku është takuar me struktura e degës së kësaj partie.

“Vizitën e nisa me takim me strukturat udhëheqëse të Degës sonë këtu. Së bashku me Ilirin, shtruam planet e punës dhe organizimet e ardhshme partiake këtu”, ka thënë Abdixhiku.

Më pas kryetari i LDK-së Abdixhiku e ka vizituar klubin e Hendbollit KH Istogu. Më pas vizitoi edhe punimet në rrugën ‘Bajram Gashi’.

“Nga aty, vizitova Klubin e Hendbollit KH Istogu dhe Palestrën e Sportit në këtë qytet. Palestra po rinovohej si bashkëfinancim i Komunës dhe MKRS-së dhe do të shërbejë si shtëpi e sportit për vajzat dhe djemtë e Istogut”.

“Vajzat e KH Istogut, kanë bërë histori në ndërkombëtarizimin e hendbollit kosovar; duke u kualifikuar 7 herë në gara ndërkombëtare e duke arritur në 1/8 e finales. Investimet në sport, mbesin prioritet i “Rrugës së Re. Me Ilirin vizituam dhe punimet në rrugën ‘Bajram Gashi’. Ky segment pritet të përfundojë para sezonës”, ka thënë Abdixhiku./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...