5.4 C
Pec
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025

Abdixhiku viziton komunitetin e sporteve elektronike: Do të ndërtojmë Gaming Hall në vlerë prej 8 milionë euro

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka premtuar ndërtimin e një Gaming Hall me 2000 ulëse si pjesë e Qendrës Kombëtare të Sportit, një projekt që ai synon të realizojë gjatë mandatit të parë qeverisës.

“GAMING HALL për Gamers! 8 milionë euro investim”, tha Abdixhiku.

Gjatë një vizite në Kubix Gaming Center në Prishtinë, Abdixhiku u takua me komunitetin e ‘gamerave’ dhe diskutoi për nevojën e një ekosistemi të mirëfilltë për lojërat elektronike në Kosovë.

Ai tha se suksesi ndërkombëtar i ekipit Bad News Eagles në turnetë e lojës Counter-Strike ka dëshmuar se të rinjtë kosovarë kanë potencial të madh, por u mungon mbështetja shtetërore./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...