I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ditën e sotme ka prezantuar plan-programin për fushën e ekonomisë.
Në takim me zyrtarë të LDK-së ai u zotua për rritje ekonomike në rast se emërohet si kryeministër, por edhe rritje të numrit të inspektorëve për sektorin privat.
“Për punëtorët në sektorin privat që janë plot 300 mijë, kemi parapare rritje të padëgjuar më herët nga inspektorati, nga 40 do i bëjme 200 të tillë”, tha Abdixhiku.
Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së poashtu premtoi rritje të koeficientit qysh në javën e parë të qeverisjes.
“Koeficienti poashtu do të rritet në 150 qysh në javën e parë, e pastaj vendosje e pagave në proporcion me inflacionin”, u shpreh ai.
Ky është takimi i parë mbi ekonominë nga ana e kësaj partie, meqë të tjerat do zhvillohen në qytetet tjera të Kosovës./Njeshi/