16 C
Pec
E diel, 19 Maj, 2024

“Abetarja” e artistit Petrit Halilaj në muzeun Metropolitan në New York

Për të parën herë, një artist kosovar ka ekspozuar punën e tij në Muzeun Metropolitan të Artit në New York, të Shteteve të Bashkuara.

Që nga data 29 prill 2024, peizazhi skulptural ‘Abetare’ i Petrit Halilajt, prej figurash nga bronzi dhe hekuri, do të jetë i përhapur anembanë terracës së Muzeut MET, deri më 27 tetor 2024.

Ky projekt gërsheton realitetin dhe imagjinatën përmes vizatimeve të fëmijëve, marrë nga shkarravinat e gjetura në bankat e shkollës në Runik, Kosovë, ku ai vijonte mësimet, si dhe në shkolla të tjera të rajonit.

Për artistin Petrit Halilaj, ‘Abetare’ është më i rëndësishmi i karrierës së tij.

“Ajo që dikur ishte e pa materializuar, intime dhe e bërë fshehurazi, tani është shkallëzuar në një peizazh skulptural mbi qiellin e qytetit që ndezë ëndrrat e shumëkujt”, ka shkruar ai.

Revista e njohur amerikane ‘Vogue’ në një bashkëbisedim me artistin Petrit Halilaj, shkruan që artisti i lindur në Kosovë , po sjellë diçka të jashtëzakonshme, fantastike e poetike në çatinë e Muzeut MET.

Instalacioni skulptural i artistit Petrit Halilaj, në terracën e Muzeut Metropolitan të Artit, në Neë York, është i hapur për publikun prej 30 prill deri më 27 tetor 2024. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...