Skuadra Milan ka barazuar 1 me 1 në xhiron e 25-të të Serie A.
“Kuqezinjtë” barazuan 1 me 1 ndaj Udineses.
Ishte penalltia në fund të ndeshjes, që ia dha një pikë të artë ekipit të Stefano Pioli.
Penalltinë në gol e shndërroi Kessie.
Golin për ekipin mysafir e shënoi Becao në minutën e 69-të.
Me këtë pikë, Milan mban gjallë shpresat për titull – me 53 pikë, tri më pak se lideri Inter (që ka një ndeshje më pak).
Rezultatet e tjera te xhiros së 25-të janë këto:
Sassuolo 3 – 3 SSC Napoli
Atalanta 5 – 1 Crotone
Benevento 0 – 3 Hellas Verona
Cagliari 1 – 0 Bologna
Fiorentina 1 – 2 Roma
Genoa 1 – 1 Sampdoria
Tabela: