Kënga mban titullin ‘Gabim i bukur’ dhe si çdo herë Adelina ka shkëlqyer me dukjen në klip, shkruan Indeksonline.
Këngëtarja e njohur krahas këngës ritmike e cila pritet të kthehet në hit, ajo edhe këtë herë ka mahnitur derisa u shfaq më seksi se kurrë më parë.
Për muzikën e këngës është përkujdesur këngëtari, Irkenc Hyka ndërsa për tekstin, Petro Xhori.
Kënga tashmë është publikuar në kanalin zyrtar në ‘Youtube’ dhe sigurisht pritet të pëlqehet nga adhuruesit e shumtë të këngëtares. /Njeshi/