8.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Adem Hoxha nuk përgjigjet se a ka kaluar te grupi parlamentar i AAK-së

Mediat sot kanë raportuar se deputeti goran Adem Hoxha, ka kaluar tek grupi parlamentar i AAK-së.

Mediat kanë kontaktuar me Hoxhën për ta konfirmuar këtë lëvizje, por ai ka refuzuar të përgjigjet.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai u shpreh se është i hapur për bashkëpunim me komunitetet, por pa konfirmuar një veprim të tillë.

“Jemi të hapur për krejt deputetë e komuniteteve që s’kanë grup që të na bashkohen, meqenëse edhe neve na mungon ashtu një deputet për grup. Jemi të hapur për Ademin dhe për tjerë nëse ka…Po, duket po., Kemi fillu një marrëdhënie të përbashkët, por ai e konfirmon vetë. Por, ne jemi të hapur edhe për të tjerë nëse s’kanë grup”, ka deklaruar Haradinaj për mediat. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...