25.7 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Adixhiku për Blair: Një mik i madh i Kosovës, një hero i historisë sonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, të cilin e ka quajtur figurë qenësore e lirisë sonë.

Abdixhiu, përmes një postimi në Facebook, thotë se Blair është një udhëheqës që në betejën e madhe të së mirës kundër së ligës, zgjedhin veprimin e drejtë.

“Yjet politike, herë pas here, sjellin udhëheqës që në betejën e madhe të së mirës kundër së ligës, zgjedhin veprimin e drejtë. Atë njerëzor! Aspak të lehtë, por shpëtimtarë për një popull të tërë.
Tony Blair ishte i tillë për ne!”, ka shkruar Abdixhiku

“Një mik i madh i Kosovës; një hero i historisë sonë. Një figurë qenësore e lirisë sonë! Për këtë ai ka siguruar përjetësinë mes nesh. Takimi me të, ishte sa i veçantë aq dhe rikujtues se sa me fat ishim në orët tona më të rënda! Sir Anthony Charles Lynton Blair, Tony Blair, Të faleminderit!”, ka shkruar kreu i LDK-së. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...