6 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Administrata Trump mbyll mbi 80% të programeve të USAID-it

Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pas një procesi rishikimi gjashtë-javor. Lajmi u njoftua të hënën nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio.

Rreth 1,000 programet e mbetura, shkruante ai më tej, do të administrohen tashmë nga Departamenti i Shtetit “në mënyrë më efektive” dhe në konsultim me Kongresin.

Pas marrjes zyrtarisht të detyrës më 20 janar Presidenti Donald Trump, urdhëroi menjëherë një pauzë 90-ditore të ndihmës për vendet e huaja duke e futur atë në një proces rishqyrtimi, për të parë nëse programet përputheshin me politikën e tij të jashtme “Amerika e Para”.

Ky urdhër dhe të tjerë që e pasuan atë, çuan në ndalje të operacioneve të agjencisë në mbarë botën, krijuar kaos në përpjekjet globale për ndihmë humanitare.

Administrata tha se vendimi për pezullim nuk prekte ndihmat që synojnë shpëtimin e jetëve, por sipas punonjësce humanitarë në mbarë botën fondet ishin bllokuar.

Mijëra punonjës të USAID-it u pezulluan, apo u pushuan nga puna, po kështu u ndërprenë kontrata. Shumica e atyre që janë pezulluar, nuk pritet të rikthehen në detyrë.

Në postimin e tij diplomati i lartë amerikan falënderonte gjithashtu punonjësit e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), që udhëhiqet nga biznesmeni miliarderi Elon Musk, i cili po redukton në mënyrë të pashembullt administratën federale./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...