1.2 C
Pec
E enjte, 16 Janar, 2025

Admirali amerikan: NATO-ja mbështet dialogun Kosovë-Serbi, rruga e vetme për adresimin e çështjeve politike

Admirali i Marinës Amerikane, Stuart Munch, ka thënë se NATO e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ai ka thënë kështu pas një takimi që e pati me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke u shtuar se kanë biseduar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Ai gjithashtu theksoi mbështetjen e NATO-s për dialogun Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të adresuar çështjet politike për të mirën e të gjitha komuniteteve”, ka thënë Munsch.

NATO ka përsëritur vazhdimisht se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë është rruga e vetme për  të gjetur një zgjidhje që respekton të drejtat e gjitha komuniteteve.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte,  pak pas marrjes së detyrës tha se se dialogu Kosovë-Serbi nuk po ec siç do të donin ata.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe fakti që dialogu Prishtinë-Beograd nuk po ec përpara siç do të donim dhe dëshironim për dialogun e lehtësuar të BE-së, të cilin e mbështesim”, kishte thënë Rutte./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...